Hapësire reklamuese

Bota

Tronditje, tmerr dhe hutim në Moskë/ Rusët dynden në banka dhe supermarkete, raketat mbi Ukrainë vazhdojnë

Shkruar nga Newsbomb

Tronditje, tmerr dhe hutim - tre fjalë që mund të përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shumë njerëzve në kryeqytetin rus Moskë këtë mëngjes. Kështu shkruan media e madhe britanike BBC, teksa përmes korespondetëve të saj sjell situatën aktuale në Moskë.

Sapo u shfaq lajmi për sulmin ushtarak kundër Ukrainës, moskovitët filluan të shkëmbejnë mesazhe, duke pyetur njëri-tjetrin se çfarë duhet të bënin - të rezervonin ushqime apo dollarë amerikanë? Të tjerë pyesinin se çfarë do të ndodhë me rublën pasi Bursa e Moskës ndaloi tregtimin.

Në banka dhe pika të këmbimit valutor ka radhë dhe është shtuar edhe prania e policisë në rrugë.

Ata që kundërshtojnë luftën kundër Ukrainës po diskutojnë mundësinë e mbajtjes së një mitingu në Moskë këtë mbrëmje. Leja për një tubim të tillë nuk ka gjasa të jepet. Protestuesit individualë që kishin protestuar ditët e fundit u arrestuan shpejt nga policia, transmeton newsbomb.al.

Ndërkohë, situata është kritike në Ukrainë. Banorët në Kiev dhe qytetet e tjera kanë dalë në rrugë prej mëngjesit në përpjekje për t'u larguar. Qeveria e Ukrainës po bën thirrje për qetësi dhe kontroll të informacioneve, duke paralajmëruar se lajmet e rreme janë një nga kërcënimet më të mëdha për vendin.

"Ka shumë raporte për momentin se ku po ndodhin sulmet. Ju mund të keni parë disa video në mediat sociale - ne po shikojmë se çfarë është atje dhe po verifikojmë se janë reale përpara se t'i ndajmë ato", shkruan BBC.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu