Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Sheshit të Flamurit në Vlorë.
Paraprakisht raportohet se kemi të bëjmë me një atentat me eksploziv, ku ka mbetur i plagosur rëndë Indrit Sadedini.
Mësohet se tritoli ka shpërthyer pranë një pallati, ndërsa shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe është dëgjuar edhe në disa lagje të tjera.
“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10, në lagjen “10 Korriku”, jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.