Hapësire reklamuese

Bota

Tronditet shteti amerikan, 4 të vdekur dhe një i plagosur rëndë (DYSHIMET E PARA)

Shkruar nga Newsbomb

Të paktën 4 persona kanë vdekur, mes të cilëve edhe i dyshuari i mundshëm pas të shtënave në qytetin e henderson të Navada.  

Ngjarja ndodhi në një kompleks pallatesh në Henderson, ku rreth orës 11 të mëngjesit të sotëm, policia mori informata se janë dëgjuar të shtëna.

Kur mbërriti policia gjeti 2 persona me plagë të rënda dhe aty pranë gjeti një të dyshuar të mundshëm në një makinë të parkuar. Oficerët u përpoqën të kontaktojnë, Ky i fundit nuk u përgjigj dhe policia qëlloi drejt tij, duke e lënë të vdekur.

Nga sulmi mbetën të vrarë 4 persona dhe një tjetër gjendet në spital në gjendje të qëndrueshme. Incidenti është ende nën hetim.

Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi, me mediat që aludojnë për terrorist, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konfikt i rastit. Sulmi vjen vetëm pak orë nga mbyllja e procesit të votimit të zgjedhjeve presidenciale.

Sondazh

Poll