Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tronditet Shkodra, shpërthen me tritol një makinë në lagjen “Rus”

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një makinë në pronësi të Nazmi Bandullës ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në lagjen “Rus” në Shkodër.

Raportohet se mjeti ishte i parkuar në oborrin e një banese dhe i është vendosur lëndë eksplozive, ndërkohë që zhurma e madhe ka terrorizuar banorët.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll