Qyteti i Fushë- Arrëzit u trondit sot teksa nje përplasje e qëllimshme mjetesh ndodhi në qendër të këtij qyteti. Newsbomb.al, referuar burimeve nga policia, mëson se shtetasi Vladimir Topjana , punonjës zjarrfikës, me një mjet tip fuoristradë të cilin drejtonte vetë, ka goditur mjetin tip golf shtetasin Artan Gega, i cili ka qenë në mjet së bashku me babain dhe xhaxhain e tij.
Fatmirësisht nga ky konflikt i mbartur nuk ka pasur pasoja për jeten e personave që ndodheshin në mjetin tip golf.
Burime nga policia bëjne me dije për newsbomb.al se Topjana dhe Gega para një viti kishin konflikt të shkaktuar për motive të dobëta në fshatin Lumarh ku dhe jetonin.
Policia e ka motivuar ngjarjen si tentative për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa ka shpallur në kërkim Vladimir Topjanen, i cili sipas burimeve është punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në bashkinë Fushë- Arrëz./ newsbomb.al