Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Peqin, ku një 45 vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen “Çezmë” afër lumit Shkumbin.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur.
"Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.