Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tronditet Mamurrasi, shpërthim me tritol në oborrin e një banese

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Mamurrasi, shpërthim me tritol në oborrin e një banese

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e sotme në oborrin e një banese në Mamurras.

Bëhet me dije se lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e shtëpisë së Shpëtim Ndrecës, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Më datë 15.04.2021, rreth orës 21:45, në Mamurras, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit Sh.N., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.