Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Tronditet Lushnja, VRITET me breshëri kallashnikovi një 35-vjeçar (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lushnjen këtë mëngjes.

Një 35-vjecar i identifikuar si Besmir Hida është vrarë me breshëri kallashnikovi.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, e cila ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Paraprakisht mësohet se 35-vjeçari ka qenë duke pirë kafenë katin e dytë të një lokal në lagjen “Gafur Muça” dhe është qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi nga dy persona.  

Hida ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë autorët janëlarguar menjëherë pas ngjarjes me një automjet.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse viktima është qëlluar në afërsi, apo që në katin e poshtëm të lokalit.

Ende nuk ka informacione të detajuara rreth viktimës, por është mësuar se Hida kishte një pikë grumbullimi makinash të përdorura.

Ndërkaq në vendngjarje ka forca të shumta policia dhe po bëhet krehja e zonës.

Më shumë

spot_img