Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kamëz ku një shtetas ka goditur me thikë nënën e tij.
Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Ajet Lleshi Sina banues në Burrel, ka goditur me thikë nënën e tij, shtetasen Sofie Sina.
Menjëherë ajo u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.