Tirana
moderate rain
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
3.1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
E hënë, 27 Mars, 2023

TRONDITET Elbasani, 52-vjeçarja gjendet e vdekur poshtë pallatit, i jep fund jetës pas dhunës nga burri dhe vjehrra (DETAJE)

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Elbasan ku 52-vjeçarja, Fatbardha Likarma, është hedhur nga kati i tretë i pallatit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më herët u njoftua se gruaja ndodhej në gjendje të rëndë për jetën dhe ishte dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërkohë burime për mediat bëjnë me dije se trupi i saj është gjetur pranë pallatit pa shenja jete.

Mësohet se gruaja edhe më herët kishte denoncuar në polici dhunën që burri dhe vjehrra ushtronin ndaj saj.

Mbrëmjen e djeshme efektivët e policisë ndodheshin në shtëpinë e 52-vjeçares, ndërkohë gruaja ditën e sotme në gjendje të ngarkuar psikologjike i ka dhënë fund jetës së saj.

Fatbardha Likarma jetonte në katin e parë të pallatit dhe kishte tre fëmijë.

Më shumë