Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Tronditet Dubai, shpërthim i fuqishëm pranë portit (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dubai është tronditur mbrëmjen e sotme, pak pas mesnate (me orën lokale), pasi një shpërthim i fortë u dëgjua pranë një porti. Sipas të dhënave nga autoritetet atje, shpërthimi ka ndodhur në Portin e Jebel Ali në periferi të Dubait.

Mediat lokale raportojnë se incidenti ndodhi rreth mesnatës dhe është parë e dëgjuar në të gjithë qytetin në Emiratet e Bashkuara Arabe, madje shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka bërë që ndërtesat të lëkunden në një pjesë të qytetit afër portit. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por mendohet se ka shpërthyer një anije cisternë e mbushur me karburant.

Menjëherë pas shpërthimit policia dhe urgjenca mjekësore ka shkuar në vendngjarje. Në rrjete sociale janë publikuar video nga pamjet e frikshme të shpërthimit masiv. Në erë fluturojnë copa metalike dhe mbetje që dyshohet se janë të anijes që kishte mbërritur nga Irani. 

Fatmirësisht raportohet se askush nuk ka vdekur dhe askush nuk është plagosur deri më tani nga shpërthimi në anijen e mallrave.

Më shumë

spot_img
spot_img