Tirana
overcast clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.5kmh
90 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
17 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Tronditet Dibra, vëllai vret me thikë vëllanë dhe arratiset (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 23 vjeçar ka humbur jetën në orët e para të 29 prillit në Dibër pasi është qëlluar me thikë nga vëllai i tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës  00.30 në fshatin Allabegi, Maqellarë. Sipas Policisë, shtetasi Florian Tonuzi 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, Benard Tonuzi 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen  e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës  00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T.,  26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se  ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin,   B. T.,  23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Më shumë

spot_img
spot_img