Hapësire reklamuese

Bota

Tronditet Argjentina, TËRMETI me magnitudë 6.6 godet vendin

Shkruar nga Newsbomb

Një tërmet i fuqishëm ka goditur orët e para të mëngjesit Argjentinën.

Mediat e huaja bëjnë me dije se termeti me madhësi 6.6 i shkallës Rihter, ka goditur provincën e San Juan në Argjentinë me epiqendrën e tij të vendosur 31 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të Pokito.

Sipas Shërbimit Gjeologjik, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 20 km. Tërmeti i fuqishëm është shoqëruar dhe me pasgoditje deri në 5.3 ballë.

Mediat argjentinase raportojnë se disa shtëpi janë shembur, por nuk raportohet ëpr viktima.

Sondazh

Poll