Hapësire reklamuese

Aktualitet

TRONDITËSE, zbulohet e vërteta, gruan në Fier e VRAU bashkëshorti me thikën e bukës

Shkruar nga Newsbomb
TRONDITËSE, zbulohet e vërteta, gruan në Fier e VRAU

Është zbuluar e vërteta në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua në Fier sot, ku u gjet e pajetë një grua.

Fillimisht u raportua se bashkëshorti kishte gjetur të pajetë gruan, ndërsa është zbuluar se ka qenë vetë bashkëshorti Petrit Mamaj që ka vrarë gruan e tij Vladete Mamaj 50 vjeç.

Mësohet se Petrit Mamaj e ka vrarë gruan me thikën e bukës për arsye xhelozie.

Si duket ai donte të inskenonte vrasjen, duke e raportuar si vetëvrasje, pasi njoftoi policinë dhe i komunikoi se kishte gjetur të pajetë grua në banesë, por më pas në komisariat ka deklaruar se e kishte vrarë vetë ai.

"Po unë e vrava, e bëra për xhelozi", mësohet të ketë thënë ai para policisë.

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen "Sheq i Madh" Fier.

Pas një pune hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, Policia arreston shtetasin P. M.,si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij.

Pas njoftimit të marë në sallën operative se në lagjen "Sheq i Madh", Fier, në banesën e saj një shtetase është vetëvrarë, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Fier kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga provat e grumbulluara, deklarimet e marra, këqyrjes së trupit të viktimës nga eksperti mjeko-ligjor dhe veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorisë Fier, rezulton se shtetasi P. M., bashkëshorti i viktimës, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasen V. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Në bazë të hetimeve të thelluara, i vendosur përballë provave të adminstruara, shtetasi P. M., ka pranuar autorësinë dhe motivin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", shtetasin P. M., 56 vjeç.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës(thikë), me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll