Tronditëse, rrëmbehet dhe më pas vritet kryebashkiaku meksikan

Publikuar tek: bota, më 20:38 24-04-2019 Tronditëse, rrëmbehet dhe më pas vritet kryebashkiaku meksikan Vendi ku u gjet trupi i kryebashkiakut meksikan David Eduardo Otlica Aviles

Autoritetet meksikane në shtetin meksikan të Michoacanit, kanë njoftuar se kryebashkiaku i qytetit të Nahuatzenit është rrëmbyer dhe më pas është vrarë.

Zyra e prokurorisë së shtetit të Michoacanit deklaroi se kryebashkiaku i qytetit të Nahuatzenit, David Eduardo Otlica Avilés, u rrëmbye në orët e para të ditës së martë dhe trupi i tij u gjet disa orë më vonë.

Qyteti i Nahuatzenit është rreth 400 kilometra në perëndim të kryeqytetit të Meksikos. Trupi i kryetarit të bashkisë u gjet në Cortijo Viejo, më shumë se një orë larg qytetit të Nahuatzenit.

Zyra e prokurorisë së shtetit të Michoacanit tha në konferencë për mediat se vrasja e kryebashkiakut ishte nën hetim dhe për këtë arsye nuk munden që të ofrojnë detaje të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djegia e katedrales së Parisit, punëtorët e pranojnë: Pinim cigare, por…
Zbulohet grupi në Amerikë, gjenin fëmijë nga rrjetet sociale dhe abuzonin seksualisht »
Article Logic
Execution time: 0.010864019393921
array(1) { ["section"]=> string(68) "tronditese-rrembehet-dhe-me-pas-vritet-kryebashkiaku-meksikan-161738" }