Hapësire reklamuese

Bota

Tragjike/ Nëna humb jetën natën e Vitit të Ri, rrobat e saj ua veshi fëmijëve dhe mbështolli këmbët në një qese për t'u mbrojtur nga i ftohti

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike/ Nëna humb jetën natën e Vitit të Ri, rrobat e saj

Një ngjarje e rëndë është shënuar në natën e ndërrimit të viteve në në kufirin mes Iranit dhe Turqisë.

Sipas raportimit të medieve të huaja bëhet me dije se një grua me origjinë nga Afganistani humbi jetën nga i ftohti.

Ajo kishte hequr rrobat e trupit dhe ua kishte veshur fëmijëve të saj në mënyrë që ata të mos ndjenin ftohtë, ndërsa përpiqeshin që të kalonin kufirin turk për të pasur një jetë më të mirë.

Trupi i gruas u gjet bashkë me dy fëmijët, përkatësisht 8 dhe 9 vjeç nga rojet kufitare të Iranit.

Ata thanë për mediet e huaja se gruaja i kishte mbështjellë këmbët në një qese, ndërsa fëmijve u kishte veshur çorape për t’i mbrojtur ngta i ftohti.

Të dy fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese