Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
23 °
Mër
22 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Tronditëse në Tiranë, babai monstër përdhunon vajzën për 16-vjet. Çfarë deklaroi në polici

Lajme të ngjashëm

Një vajzë ka denoncuar babain e saj pasi për 16 vjet është abuzuar seksualisht nga ai. “Gazeta Express” bën të ditur se sipas kallëzimit të vajzës, abuzimi ka nisur kur ajo ishte 9 vjeç ndërsa sot që është 25, ka marrë guximin ta denoncojë të atin.

Në vitin 2002 prindërit e vajzës u ndanë dhe tre fëmijët mbetën në kujdesin e të atit. Kur në banesë nuk ndodheshin dy fëmijët e tjerë, babai ka përdhunuar vajzën e mitur. Sipas kallëzimit të vajzës, gjithçka ka nisur një ditë kur ai kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ajo ditë nuk ishte ndalur për 16 vjet.

Historia monstruoze u zbulua nga vajza e abuzuar e cila vitet e fundit është angazhuar me komunitetin e murgeshave.

Gjatë një bisede mes tyre, ajo ka treguar tmerrin që ka përjetuar. Murgeshat kanë njoftuar policinë të cilët kanë arrestuar babain, sot 61 vjeç. Me një gjakftohtësi të frikshme babai ka rrëfyer gjithçka para uniformave blu dhe madje ka akuzuar të bijën duke u shprehur se ajo ka dashur vetë.

Ndaj 61-vjecarit janë ngritur tre vepra penale të parashikuara nga nenet 106, 100 dhe 130/a të Kodit Penal: Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje.


Më shumë