Hapësire reklamuese

Aktualitet

TRONDITËSE NË SHKODËR/ Fëmija bie nga makina, babai shofer nuk e kupton, ndërgjegjësohet kur në shtëpi i mungonte një fëmijë (HISTORIA)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë Urës së Bardhajve në Shkodër.

Mësohet se është aksidentuar një fëmijë i cili me makinë të rastit është dërguar në spital me urgjencë.

Babai i fëmijës më pas është paraqitur në spital dhe ka dëshmuar se fëmija ka qenë në makinë me të e më pas i ka rënë nga dritarja e makinës.

Sipas dëshmitarëve fëmija rreth 5 vjeç i ka rënë babait të tij nga xhami i dritares së makinës dhe është gjetur në tokë nga një shofer i rastit.

Më pas po i njëjti shofer e ka dërguar me urgjencë në spital pasi fëmija ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Babai i ka thënë mjekëve se fëmija teksa po udhëtonte me makinë i ka rënë nga mjeti dhe nuk e ka kuptuar.

Një mjet tjetër që e ka parë të aksidentuar fëmijën e vogël e ka dërguar në spital ndërsa ai vazhdon që të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq bëhet me dije se fëmija 5 vjeçar është identifikuar me inicialet S.K dhe ka rënë nga xhami i pasëm i makinës që drejtohej nga babai i tij, Hilmi Kurtaj.

Mësohet se në makinë kanë qenë 4 fëmijë, ndërsa vetëm në momentin e mbërritjes në shtëpi babai ka parë se i mungonte njëri nga fëmijët.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll