Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

TRONDITËSE/ Laboratori i drogës në Has, gjendet i vdekur turku i shumëkërkuar (DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është gjetur i vdekur turku i shumëkërkuar që kishte lidhje me laboratorin e drogës në Has.

Mësohet se Nejdet Cesuroglu është gjetur i vdekur në një banesë në Prishtinë në datën 2 dhjetor 2018.

Bëhet me dije gjithashtu se në banesën ku fshihej Cesuroglu, është gjetur edhe një sasi heroine.

Prokuroria i ka nisur letërporosi Kosovës për rrethanat e vdekjes së këtij shtetasi.

49 vjeçari Nejdet Cesuroglu ishte shpallur në kërkim bashkë me shtetasin tjetër turk Iskënder Sale, 35 vjeç. Nga provat e mbledhura në laborator, krahas lëndës së parë ka rezultuar se ishte prodhuar 182.5 kg drogë. Prokuroria arrin në përfundimin se, të dhënat e përftuara deri më tani tregojnë se lëndët dhe sendet materiale të sekuestruara shërbenin për prodhimin e lëndëve narkotike si ajo e heroinës. Sipas Prokurorisë, Xhemal Shala, Admir Hoxha dhe dy shtetasit turq, në bashkëpunim mes tyre në formën e një grupi të strukturuar kriminal janë përfshirë në prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas dosjes së Prokurorisë, këta persona janë mbajtur nën vëzhgim nga oficerët e Policisë Gjyqësore, që po merreshin me hetimin e çështjes.

Në laboratorin e Hasit  u sekuestrua një sasi prej 150 kilogram opiumi.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img