Legjenda e grupit Prodigy Keith Flint është gjetur i vdekur në moshën 49 vjeçare.
Mësohet se Flint u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në Dunmow, Essex.
Sipas mediave të huaja, një zëdhënës i policisë kishte deklaruar se pas orës 08:10 kishin marrë një telefonatë dhe kur kishin mbërritur në vendngjarje kishin gjetur trupin e pajetë të yllit të muzikës.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për vdekjen e Flint edhe pse nuk e trajtojnë atë si të dyshimtë.
49-vjeçari njihej për flokët e tij ngjyrë fluoreshente, të ngritur përpjetë si thumba dhe për performancat e zjarrta.
Vokalisti sapo ishte kthyer në Britaninë e Madhe nga një turne në Australi dhe në maj do të niste një turne në SHBA.
Prodigy ishin bendi më i suksesshëm i viteve 1980.