Tirana
light rain
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
71 %
7.2kmh
75 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
17 °
Enj
14 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Tronditëse/ Gazetarja tregon rastin e rëndë: Gruaja ishte rrahur e nxirë vetëm sepse i kishte servirur burrit gjellën e ftohtë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetarja Anila Hoxha teksa ka diskutuar mbi vrasjen e paralajmëruar të së ndjerës Sabrina Bengaj, tha se faji përveçse i vrasësit është edhe i institucioneve përkatëse.

Ajo tha se kur vrasësi doli nga burgu dhe akuzat ndaj tij u pushuan, duhet të ishte njoftuar policia, por kjo gjë nuk është bërë, pasi mekanizmi nuk ka funksionuar.

Duhet të funksiononte gjithë mekanizmi, është kordinatori i pushtetit lokal, i cili duhet të raportojë, e dyta del një person nga burgu i Zaharisë, që mbahen personat me çrregullime mendore, tani kur pas dikujt pushohen akuzat duhet të njoftohet policia, nuk është bërë, për më tepër që ai kishte thënë që do dal dhe do të vrasës, mekanizmi s’ka funksionuar”, tha ajo.

Më tej gazetarja e kronikës tregoi dhe një rast konkret të rëndë, të cilin ajo e kishte parë gjatë ditës së sotme, të një gruaje të dhunuar barbarisht nga burri i saj, vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.

Sot bashkë me operatorin Artan Hasku teksa punonim për kronikën, pame se si një grua ishte rrahur e nxirë e tëra nga dhuna e bashkëshortit, e kishte rrahur me çfarë i kishte dalë përpara vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.Ajo dhunohej prej 8 vitesh. Familja nuk e kishte mirëpritur i kishin thënë hesht dhe kësaj radhe.”, tregoi Anila Hoxha.

Më shumë




spot_img








spot_img