Tronditëse: Adoleshenti shqiptar përdor si kamikaz një 12-vjeçar gjerman, dështon atentati me bombë

Publikuar tek: bota, më 18:45 07-01-2018 Tronditëse: Adoleshenti shqiptar përdor si kamikaz një 12-vjeçar gjerman, dështon atentati me bombë

Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare është vënë në prangat e policisë në Austri dhe mbi të rëndojnë akuza të rënda për terrorizëm.

Adoleshenti shqiptar akuzohet se ka manipuluar një 12-vjeçar gjerman për ta përdorur si kamikaz në një sulm me bombë në qytetin Ludëigshafen të Gjermanisë. Sulmi ishte planifikuar të ndodhte në një treg krishtlindjesh në fundvitin e 2016-ës. Bomba ishte e përgatitur në mënyrë artizanale por nuk shpërtheu për fat të mirë pasi pësoi shkëputje të fijeve elektronike në momentin e fundit, raporton Newsbomb.al.

18-vjeçari i lindur në Vienë por me të dy prindërit me origjinë shqiptare thotë se ka premtuar besnikëri ndaj grupimit terrorist ISIS.

Prindërit e tij, të shokuar shprehen se janë të dy ateistë dhe nuk e kanë edukuar me asnjë besim fetar.

I riu e quan veten “Sabur Ibn Gharib”, ndërsa emri i tij i vërtetë është Lorenc K.. Autoritetet vieneze besojnë se ai është radikalizuar për një kohë të shkurtër nga predikuesi mysliman Mirsad O. I njohur edhe si "Ebu Tejma". /Newsbomb.al

wef2wgt234gtrg.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Masakër nga bandat e drogës, 32 të vrarë brenda 24 orëve në Meksikë
Përplasja e anijeve në Kinë, dhjetëra të zhdukur »
Article Logic
Execution time: 0.011407852172852
array(1) { ["section"]=> string(104) "tronditese-adoleshenti-shqiptar-perdor-si-kamikaz-nje-12-vjecar-gjerman-deshton-atentati-me-bombe-105760" }