Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

TRONDITËSE/ 17-vjeçarja me lot në sy në Selenicë tregon tmerrin që përjetoi: Më përdhunoi me thikë në fyt, doja të shpëtoja babin

spot_img

Lajme të ngjashëm

17-vjeçarja e cila u përdhunua nga 37-vjeçari, Vitrin Çobaj, i cili hyri në banesën e saj për të vjedhur, mirëpo abuzoi seksualisht me të ka tronditur me dëshminë e dhënë,

Ajo ka zbuluar se është kapur prej mënge nga bluza për t’u përdhunuar më pas nga Çobaj në stallën e bagëtive të familjes së saj.

17-vjeçarja, është invalide e kategorisë dy pasi ka probleme me shikimin dhe ka treguar se gjatë gjithë kohës Çobaj e ka kërcënuar duke ia vendosur thikën në fyt.

“Unë kam qenë brenda kur ai person ka ardhur në shtëpinë time. Unë jam trembur dhe jashtë mase dhe jam ende e tronditur. U mundova të shpëtoja të gjithë familjen nga kjo situatë. Kam edhe vështirësi se nuk shoh mirë se jam edhe grupi i dytë e verbër.

Çfarë ndodhi më pa? Ai siç e tregoi dhe babi im historinë, ai më mori forcërisht mua edhe më çoi në një kasolle bagëtish dhe atje filloi ajo çështja, ajo gjë atje. Unë i kërkoj të dënohet edhe të mos lëshohet më nga burgu. Njëherë e përgjithmonë. Të rrijë i dënuar përjetë. Ia tregova të gjitha policisë ato që kanë ndodhur. Ai më ka kërcënuar me atë që bëri se mua ma vuri thikën në grykë”, ka rrëfyer mes lotëve viktima e përdhunimit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin Brtaj të Selenicës ku Vitrin Çobaj u fut në banesën e një familjeje me 8 persona për të vjedhur, mirëpo abuzoi me njërën nga vajzat e familjes.

Më shumë


spot_img









spot_img