Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tronditen vlonjatët, shpërthim i fuqishëm pranë një banese në Orikum (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Tronditen vlonjatët, shpërthim i fuqishëm pranë një

Një shpërthim i fortë është dëgjuar sot pasdite në Orikum të Vlorës.

Burime për mediat bëjnë me dije se shpërthimi me lëndë plasëse ka ndodhur pranë një banese. Sipas informacioneve paraprake raportohet se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Deri më tani thuhet se lënda plasëse ka qenë e vendosur jashtë nja apartamenti me pronar shtetasin Artan Xhelilaj, ndërsa ky i fundit është shoqëruar për në polici, për t’u marrë në pyetje.  

Orikum/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2021, rreth orës 18:10, në Orikum, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit A.Xh, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu