Një 80 vjeçar është gjetur i pajetë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se trupi i të moshuarit është gjetur i pajetë në breg të detit.
Shtetasi me ininciale V.Ll dyshohet të jetë mbytur, ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
vijon