Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Trondit modelja shqiptare: "Policët serbë më lidhën me pranga dhe u munduan të më..."

Shkruar nga Newsbomb
Trondit modelja shqiptare: "Policët serbë më lidhën me

“Policët serbë më lidhën me pranga dhe tentuan të më…”, rrëfehet modelja shqiptare: I shava në shqip

Modelja nga Kosova si dhe ish banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura ka rëfyer një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur rreth një muaj më parë, pikërisht më 17 shkur 2024, ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Modelja e prekur ka treguar se si kurrë më parë, i ka ndodhur një incident ku disa policë Serbë të cilët ishin të veshur si policia e Kosovës e lidhën me pranga rreth dy orë dhe tentuan që ta dhunonin.

Ngjarja e rëndë i ka ndodhur në Kosovë pak para se të shkosh në Brezovicë, atje ku do festonte ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2024. Hera e parë në jetën time që u futa në burg dhe më lidhën me pranga sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë.

Madje ja ku jemi, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, ishin disa policë serbë të veshur si Policia e Kosovës, më folën serbisht në Ditën e Pavarësisë së vendit tim. Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë, sa i shava në shqip.”

“Me brengë u thashë “na keni masakruar” dhe ata më përgjigjen “ne thjesht po bëjmë punën tonë për pavarësinë”. Unë s’jam nacionaliste, por dua të theksoj: gjuha e parë në Kosovë është shqipja. Kushdo që jeton në këtë vend të bukur duhet të mësojë shqip. Pastaj vjen anglishtja si gjuhë ndërkombëtare.

Më ofenduan, më mbyllën në makinë dhe u munduan të më gjuanin me shuplakë, asnjë polici nuk ia lejoj këtë, sepse nuk është e drejtë të bëhet diçka e tillë.”– tregoi modelja Juliana Nura.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese