Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
58 %
2kmh
0 %
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
23 °
Die
20 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Trondit Izraeli: Pranon se ka bombarduar Sirinë, paralajmëron dhe Iranin (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

d0dfe9e19aa08f35f2f99bf8011d828d

Izraeli për herë të parë ka pranuar me anë të një videoje se në vitin 2007 ka bombarduar  një reaktor bërthamor në Siri , duke paralajmëruar në këtë mënyrë edhe Iranin për ndërtimin e armëve me përbërje bërthamore.

Ky rrëfim tronditës ka ardhur direkt pas thirrjeve të përsëritura të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu drejt ndërkombëtarëve, për të ndaluar Iranin, i cili sipas tyre është bashkëpunuesi numër një i Bashar Al Assad.

Teherani është parë si një kërcënim nga Netanjahu, pavarësisht se Irani ka këmbëngulur se programi i tyre bërthamor ka vetëm qëllime paqësore.

Ushtria izraelite nga ana tjetër ka deklaruar se një reaktor aktiv do të kishte implikime të rënda strategjike në të gjithë Lindjen e Mesme.

Forcat e armatosura izraelite kanë publikuar edhe më parë filmime, fotografi dhe dokumente të inteligjencës rreth bombardimeve që ndodhën më 6 shtator 2007, dhe përshkroi në detaje ngjarjet që çuan në sulmin.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img