Hapësire reklamuese

Sporti

Trondit ish e fejuara e futbollistit shqiptar: I ati më kërcënoi, kam humbur fëmijën

Shkruar nga Newsbomb
Trondit ish e fejuara e futbollistit shqiptar: I ati më kërcënoi,

Vesa Vllasaliu ish e fejuara e futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha, ka rrëfyer të tjera detaje tronditëse nga marrëdhënia e saj me të. Teksa po bisedonte me banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, “Big Brother Vip2”, Vesa ka treguar se ka qenë shtatzënë me fëmijën e futbollistit dhe e ka humbur atë.

“Isha në Itali me shoqe, kisha alergji dhe më dërguan në spital. Më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e di as nëna, as babi. Aty e kam mësuar, se kam patur shumë gjakderdhje. Letrën e analizave e kam grisur që mos ta shikonin”, tha ajo, ndërkohë më tej vijoi rrëfimin e saj duke zbuluar dhe kërcënimet që kishte marrë nga babai i Mërgim Berishës.

Ajo ka treguar se mes saj dhe familjes së futbollistit gjithmonë ka patur tensione dhe madje babai i tij e ka kërcënuar se do ta rrahë.

 “Ata nuk më kanë dashur se jam kam qenë me shkollë, ndërsa ata asnjëri. Më ka përkrahur babai në çdo moment. Ata më kanë ofenduar non stop. Më e keqja që më ka ndodhur është kur më ka pyetur babai i vet çfarë do kishe bërë nëse dikush do të kishte rrahur. I kam thanë “do kisha thirrur Policinë”. Dhe më tha, “po tani, çfarë do bëjë Policia?”. “Të rrah, vjen Policia më merr, më fut në burg, dal prap e prap të rrah”. Nuk kanë ardhur në shtëpi kur kam qenë unë”, tregoi ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese