Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

TRONDIT Frrok Çupi: SHBA ka informacion për DHUNË të MADHE në Shqipëri, nëse opozita humb zgjedhjet! Forcat amerikane kanë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

1f4eee8a77a3b6464b0e29e9365af2a1

Gazetari i njohur Frrok Çupi trondit me deklaratën e tij teksa thotë se opozita e bashkuar ka përgatitur një skenar të madh dhe të paprecedent dhune në vend, nëse del humbëse në zgjedhjet e 25 prillit.

Jo më kot, tha ai, forcat ushtarake amerikane kanë zgjedhur të vijnë pikërisht në këtë periudhë për stërvitjen e madhe në vendin tonë.

Çupi e lidhi këtë me ngjarjet e sotme, ku presidenti Ilir Meta u përplas ashpër me policinë bashkiake. Gazetari Çupi tha në “Report Tv” se mbështetja e Lulzim Bashës për Metën pas incidentit sot ishte “prova e zjarrit”, dhe se Basha tashmë është pjesë e “grupit të dhunës.

“Ka një klan underground për dhunë, për terrorizëm politik, prandaj e rrethoi PD-ja Metën. Atëherë pse sot, dhe jo ditën e zgjedhjeve, sepse forcat amerikane bëjnë stërvitje të madhe në Shqipëri, dhe jo më kot është zgjedhur data 26. SHBA ka informacione se këta kanë përgatitur një dhunë të madhe, të paprecedent, nëse humbasin në zgjedhje. Këta u shpejtuan dhe e bënë sot. Në ditët e ardhshme presim diçka tjetër. Ajo që më bën përshtypje si e vunë Lulzim Bashën sot para provës së zjarrit. Grisi fletën që do të thotë dhunë mbi ligjin. Edhe Lulzim Basha sot u fut në grupin e dhunës”, tha ndër të tjera Çupi.

Gazetari, më tej lëshoi një sërë akuzash të rënda për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, duke thënë se të dy kanë kryer “vrasje fizike” dhe shumë shpejt do të jenë në dyert e drejtësisë.

“Si Meta si Berisha janë njerëz që kanë kryer vrasje, vrasje fizike. Gjithashtu kanë kryer krime si kullat te Kompleksi Partizani deri te larja e parave me skemat piramidale të fituara nga kontrabanda e armëve dhe naftës. Vimë te vjedhja e floririt ku Meta është i përfshirë më drejtpërdrejt. Këta janë në krizën që do t’i ikin paratë. Vijmë edhe te pjesa tjetër e zhdukjes së njerëzve, e vrasjes dhe zhdukjes”, tha ai.

Më shumë

spot_img