Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

‘Trondit’ Flamur Noka: Edi Rama mund të akuzohet lehtësisht për gjenocid ndaj shqiptarëve

Lajme të ngjashëm

Deputeti demokrat Flamur Noka thotë se kryeministri Edi Rama mund të akuzohet për “gjenocid” për shkak të largimit të madh të shqiptarëve në emigrim.

Noka tha në emisionin e moderatores Grida Duma “Top Story”, se sipas tij, asnjëherë nuk kanë ikur kaq shumë shqiptarë, as kur në vend kanë kaluar dhjetra pushues.

Noka e bëri deklaratën e pazakontë teksa po mbronte arsyet e protestës së PD-së në 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të zbarkojnë liderët e BE-së në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.

“Opozita proteston për ti thënë mos i jepni mbështetje bandës në pushtet, mos e suportoni Edi Ramën. Me këtë shpopullim, Edi Rama mund të akuzohet fare thjeshtë për gjenocid ndaj shqiptarëve. Kanë kaluar dhjetra pushtues dhe barbarë, kurrë nuk ka patur ikje kaq masive. Këta janë më barbarë se barbarët, qeveria Rama.

Kjo është protestë për të mbrojtur demokracinë dhe pluralizmin. Shqipëria nuk është plaçkë tregu e Edi Ramës”, u shpreh Noka.


Më shumë