Avokati i njohur, dikur mbështetës i fortë i kryeministrit Edi Rama e tanimë një nga kritikët më të mëdhenj të tij, Spartak Ngjela ka habitur me atë që thotë se përmban raporti paraprak i Komisionit Europian teksa pritet “OK” për çeljen e negociatave të Shqipërisë në BE.
“Sipas të dhënave paraprake, raporti i Komisionit Europian godet ashpër sot Rexhep Taip Erdoganin si antidemokrat”, shkruan Ngjela ndërsa shton se tanimë është hetuar gjithçka, jo vetëm për korrupsionin në të gjitha aspektet e tij por edhe pushtetarët.
REAGIMI I PLOTË I NGJELËS:
Sipas të dhënave paraprake, raporti i Komisionit Europian godet ashpër sot Rexhep Taip Erdoganin si antidemokrat.
Do të jetë e rëndë për korrupsionin kryeministror shqiptar. Çdo bëjë Rama dhe Saliu???
Do të kemi shumë njoftime dhe lajme të tilla. Dhe do ta shohim shqetësimin e të korruptuarve.
Nuk duhet të shkojnë më tej me marrëzitë e tyre këta të korruptuar.
Tani mund të thuhet se është, hetuar gjithëçka - edhe korrupsioni në të gjitha aspektet e tij dhe për të gjithë pushtetarët; por edhe shitjet e interesit kombëtar.
Sot do shohim këtë shfaqe: gëzimin e shqiptarëve dhe shqetësimin mërzitor të korrupsionit të lartë.