Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trondit Artan Hoxha: Policinë s’e njoftoi PD, TRE FURGONA me njerëz të armatosur lëviznin para vrasjes në qytet (E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Trondit Artan Hoxha: Policinë s’e njoftoi PD, TRE FURGONA me

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se tre furgona me persona të armatosur kanë qenë ditën e sotme duke qarkulluar në qytetin e Elbasanit, çka ka alarmuar banorët të cilët kanë njoftuar policinë.

Hoxha tha se është e paqartë se nëse personat brenda tyre kanë qenë policë, apo pjesëtarë të organizatave mafioze, por njerëzit që ndaluan Mercedesin e zi ku ndodhej mbështetësi i Partisë Socialiste, ishin në një prej tre furgonave.

Sipas Hoxhës, viktima Pjerin Xhuvani nuk ndodhej në makinën e dyshuar se kishte brenda karta identiteti dhe lista, por ai u afrua së bashku me mbështetës të tjerë të PS-së, për t’i ardhur në ndihmë socialistit të ndaluar, nga personat në fjalë.

Në “ABC Neës”, Hoxha tha se në vendngjarje është qëlluar nga dy armë zjarri.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Acarimi i ditëve të fundit, gjuha politike mjaft e ashpër, duke vazhduar edhe sot në mëngjes me, unë nuk e di mbase ai është fans i serialit Vikingët. Kjo është fatura e prerë nga kjo kastë politike që po e paguajnë shqiptarët. U paralajmërua për t’i shpëtuar këto zgjedhje, por ky është spoti që ka përgjakur këto zgjedhje.

Është një ngjarje ende e pazbardhur në detaje, ka qenë një skenë masive krimi. Kanë qenë shumë persona të përfshirë, prandaj kemi një të vrarë dhe katër të plagosur. Vuskani është një nga punonjësit e forcave speciale në Shkodër. Viktima është mjek psikiatër, atëherë pse kjo ngjarje përfundoi kështu? Policia është njoftuar nga qytetarë, jo nga shtabe elektorale, për 3 furgona që qarkullonin në lagjet e Elbasanit të armatosur. Këta nuk dihej nëse ishin punonjës policie. Ky është një nga furgonat e sekuestruar tashmë. Policia është njoftuar që tre furgona po lëviznin me njerëz që nuk flisnin dialektin e Elbasanit. Por nuk dimë se me kë kemi të bëjmë, me persona grup të armatosur, policë, nuk dihet. Në këtë foto shohim një furgon dhe një njeri të armatosur. Unë e kam thënë që në Elbasan ka një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD që të copëtohet LSI, por kjo marrëveshje u prish.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja është ndaluar ML e zezë, është mjet i militantit të PS, mbase ishte i ekspozuar qartësisht që ishte i PS. Dhe është ndaluar nga ky grupi që qarkullonte, dhe këta i kanë kërkuar militantit të PS-së se kanë dyshuar që mund të kishte karta identiteti apo lista. E kanë ndaluar dhe kanë bllokuar personin në fjalë. Në këtë moment janë njoftuar edhe personat e tjerë, mbështetësit. Dhe është njoftuar policia e shtetit, policia ka mbërritur pak më parë se të vinin mbështetësit. Kanë qenë drejtorët e Elbasanit, dhe dy patrulla.

Në moment policia i ka gjetur aty këta persona, dhe ndërkohë vijnë mbështetësit e PS. Ata dalin nga makina, dhe viktima i ndjeri, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani nuk ka qenë me makinën e vetë. Ai ka qenë 200 metra larg me shtëpi. Kanë ardhur për të ndihmuar personin e ndaluar që e njihnin. Ka qenë me makinë e dikujt tjetër. Nga hetimi i deritanishëm rezultojnë dy armë që kanë bërë qitje në vendin e ngjarjes. Ka gjetur vdekjen Xhuvani. Pas përplasjes, duhet sqaruar kush e nisi. U njoftua që kanë dalë këto tre furgona. Krahu tjetër u njoftua “kush janë këta që kanë dalë në qytet?”. Minimalisht është qëlluar me dy armë. Një armë që goditi për vdekje mjekun, i cili ka një plumb në pjesën e përparme thonë që ka edhe një plumb në pjesën e qafës. Por janë dëmtuar edhe mbështetësit e PD-dë, Vuksani. Pra kemi tre palët e prekur, dy të plagosur të PD-së dhe policja.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll