Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

Trondit Artan Hoxha: Me amnistinë fiskale tentohet pastrimi i parave të korrupsionit, jo të krimit. Gupet që merren me kokainë kanë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

5540edc461768daa9ad00cba5f27dd58

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se “amnistia fiskale” e propozuar nga kryeministri Edi Rama ka për qëllim të pastrojë paratë e korrupsionit, jo të krimit të organizuar, siç edhe denoncoi Partia Demokratike.

Kjo sipas Hoxhës, bëhet sepse stoku i parave të korrupsionit është shumë më i madh se stoku i parave të krimit.

Gazetari tha në emisionin “Provokacija” se paratë që kanë disa grupe që merren me trafikun e kokainës, në disa raste është më i madh se buxheti i Ministrisë së Brendshme. Ai mori si shembull qytetin e Shkodrës.

Pjesë deklarata e Hoxhës:

Grupet tona që merren me kokainën, disa prej tyre kanë buxhet më të madh se Ministria e Brendshme. Ata e di çfarë problemi kanë? Kanë aq shumë para sa nuk dinë ku t’i çojnë. Problemi sot është Shkodra, që është qendra e fajdeve, bizneset aty janë të kapura nga krimi. Nuk marrin dot kredi nga bankat. Për fat të keq sot në Tiranë, një pjesë e madhe e kompanive, si në industrinë e ndërtimit, turizmit, po përdorin paratë e krimit, kanë marrë me interes, fajde, paratë që krimi s’ka ku t’i çojë.

Ne e dimë sa është rroga mesatare në Tiranë, ne e dimë sa shumë ndërtohet në Tiranë. Po si ka mundësi që kur bie kërkesa, industria e ndërtimit vazhdon dhe çmimet nuk bien. Covid i krijoi pengesë krimit, lëvizjen e parasë. Kryeministri për herë të parë artikuloi një term të ri që e quajti “amnisti fiskale”, për mendimin tim kjo duhet të ishte bërë në 2002. Por kundërshtarët e tij thanë që ai do të legalizojë paratë e krimit. Amnisti kanë bërë në gjithë botën. Ku e kam shqetësimin unë, stoku i parave të paligjshme në këtë vend, nuk është më i madh stoku i kokainës, por është stoku i korrupsionit, pra nuk po tentohet të pastrohen paratë e krimit, por paratë e korrupsionit. Për mua kriminelët më të frikshëm janë ata me kollaro dhe kostum, sepse këta janë gjithë ditës para syve tanë dhe ne nuk mund të dallojmë kush e pengon më shumë zhvillimin e vendit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img