Fituesit e Eurovision 2022, grupi i “Kalush Orchestra” i Ukrainës, vendosën të organizojnë një ankand për të shitur çmimin që kishin marrë.
Ata janë sghprehur se me paratë që do të marrin nga shitja e çmimit do t’i dhurojnë në një fond bamirësie në ndihmë të ushtrisë dhe Ukrainës.
“Ne planifikojmë të nxjerrim çmimin tonë në ankand dhe t’i dhurojmë të gjitha paratë për një fond bamirësie që ndihmon Forcat e Armatosura dhe Ukrainën. Shikoni, shumë njerëz tashmë po dhurojnë nga jashtë dhe ndoshta shumë të tjerë do të dëshironin Për të dhuruar. Dhe kjo, sipas mendimit tonë, do të jetë gjëja që i motivon ata. Mendojmë se do të jetë e dobishme për Ukrainën”, tha Psiuk, një prej anëatrëve.
“Do të doja të shihja një shumë të madhe, por nuk dua të përmend ndonjë numër. Do të shohim,” shtoi lideri i grupit.