Hapësire reklamuese

Showbiz

Triumfoi për herë të dytë ndaj tumorit, Fifi ka vetëm dy fjalë për Adrianën: Je njeriu më i fortë dhe i guximshëm që kam njohur

Shkruar nga Newsbomb
Triumfoi për herë të dytë ndaj tumorit, Fifi ka vetëm

Ditën e sotme aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, i’u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në tru. 9 vite pasi kishte arritur të triumfonte mbi sëmundjen, Adriana më herët na bëri me dije se tumori ishte rikthyer përsëri në kokën e saj dhe se ajo do të duhej dhe njëherë të vendosej mes jetës dhe vdekjes.

Të shumtë kanë qenë ata artistë, deputetë dhe njerëz të ekranit të cilët i uruan shërim të shpejtë aktores. Së fundmi, edhe Fifi ka treguar mbështetjen e saj ndaj Adrianës. Përmes një fotografie të aktores në rrjetet sociale, Fifi shkruan se sa shumë ajo i mungon dhe mezi prej ta takojë.

Ndër të tjera Fifi shton se ajo është njeriu më i fortë dhe i guximshëm që ka njohur.

“O jeta je, oj energji e pastër. Jom t’u maru met përqaf e met marr erë…o njeri ma i fortë e ma e guximshme që e kom njoft najherë. Jam tut prit me zell e dashni kur të kthehesh me pi qaj rusi n’dar edhe me bo muhabet plot se kemi me fol…plus më duhen këshillat e tua. Oj aktorja jeme e preferume që ma ngjeth mishin sa herë të shoh. Të dua shumë.”, shkruan ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu