Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përshëndetur vendimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e cilëson arritjen e kësaj marrëveshje si triumf të arsyes. Ai thekson se përfshirja e politikës në punë komunale dhe jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë.
“Përshëndes vendimin e UBT për të mos penguar më shkollën “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, një triumf i arsyes mbi histerinë politike! Por përfshirja e politikës në punë komunale & jetë akademike është ende një kërcënim për shoqërinë tonë! Beteja me dhëndurë e kunetër vazhdon”, shkruan Veliaj në Tëitter.
Universiteti Bujqësor i Tiranës pranoi dhe ra dakord që shkolla “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.