Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Tritoli në banesën e koordinatorit të Shijakut, reagon PD: Akt kriminal, kërkojmë zbardhjen e ngjarjes pa vonesa

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes ku drejtuesit të PD në Shijak, Ilgnor Vora mbrëmjen e djeshme iu vu tritol në banesë.

PD në një reagim shprehet se ky është një akt kriminal i papranueshëm dhe kërkon që zbardhet sa më shpejet dhe atorët të vihen në pranga.

“Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.

Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsideruar këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.

Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve,” thuhet në deklaratën e PD.

Ilgnor Vorës është kryetar i grup seksionit të Partisë Demokratike në Shijak, ose kryetar i PD-së në Shijak.

Më shumë

spot_img
spot_img