Tirana
clear sky
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
72 %
1.5kmh
0 %
Pre
32 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
27 °
Mar
25 °
E premte, 17 Shtator, 2021

Tritol shtëpisë së vrasësit të Ibrahim Bashës në Lazarat, ZBULOHET dëshmia e babait kundër bandës që ekzekutuan efektivin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme një shpërthim me tritol tronditi Lazaratin.  Shpërthimi ndodhi në derën e jashtme të banesës së shtetasit Adem Selimi, i cili është babai, i Klodian Selimit, ky i fundit është denuar me 13 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si bashkëpuntor në grupin që ekzekutoi efektivin e RENEA-s, Ibrahim Bashën. 

Sakaq, nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka pasur persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hakmarrja për të birin dyshohet të ketë qenë dhe shkaku i vënies së tritolit në shtëpinë e familjes së Klodian Selimit. Megjithatë, mësohet se Adem Selimi nuk është person i skeduar, me të kaluar të dyshimtë apo me precedent penal. Adem Selimi njihet si person i qetë dhe pa probleme në Lazarat.

Shqiptarja.com publikon dëshminë e Adem Selimit në gjykatë.

“Arbjoni po kthehej me makinën e tij nga rruga ku kishte kaluar më parë. U afrova te makina dhe më tha: A do dalësh me grupin të luftojmë sonte? Unë i thashë po. Ai më tha: ik te grupi te depoja e ujit, ku ishte dhe grupi. Pas Arbjonit lëvizi dhe E.Aliko me makinën e tij “Smart”. Mendoja se shokët e grupit ishin shokët e fshatit, me të cilët ishte rritur. Kur shkova te vendi, aty ishin katër veta. Ata ishin në këmbë, të pamaskuar dhe ishin në pritje t’u sillnin armët e zjarrit. Këta persona ishin shtetasit D.G., E. Kasma, një djalë nga fshati me emrin Dh.K., A.H. dhe O.P. Ata më thanë se po presim armët pasi me to do të gjuanim policinë. Aty mësova se këta shtetas do të qëllonin me armë, pasi të qëllohej me armë në pjesën e poshtme të fshatit. Do të qëllonim me armë reth orës 3 ose 4 të mëngjesit”.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img