Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Tritol pas prishjes së krushqisë, zbardhen detajet

spot_img

Lajme të ngjashëm

6afd2979a51ac2425fdeb2f8833f171a

Prishja e krushqisë mes dy të rinjve, dyshohet se është shkaku i shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e të martës në Fushë – Krujë.

Lajmi konfirmohet nga policia lokale, e cila arrestoi tre persona për shpërthimin. Ata janë 49 -vjeçari Skënder Vathi, autori kryesor i dyshuar, Erjon Tema dhe Erges Duka, të cilët i shihni në këto foto.

Ata janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit.

Hetuesit thanë se kanë dokumentuar autorësinë e tre personave mbi shpërthimin e të mërkurës që pati si objektiv biznesin e rrobaqepsisë së Fatlinda Tagës dhe bashkëshortit të saj. Biznesi i tyre ndodhet fare pak metra larg nga vendi ku shpërtheu sasia e tritrolit.

Sipas policisë, prishja e krushqisë mes palëve ka shërbyer si shkak për konfliktin. Hetimet zbuluan se vajza e Skënder Vathit i arrestuar tashmë, ishte fejuar disa muaj më parë me kushëririn e Fatlinda Tagës, pronarja e rrobaqepsisë.

Kjo e fundit kishte shërbyer si shkesë, por hetuesit thonë se me këmbënguljen e saj, fejesa ishte prishur. Pas shpërthimit, policia shoqëroi 16 persona, mes të cilëve edhe tre të dyshuarit. Këta të fundit nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, por policia thotë se prova për përfshirjen e të dyshuarve në shpërthimin që shkaktoi panik në Fushë – Krujë dhe dëmtoi 5 automjete të parkuara. /Tv Klan

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img