Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Tritol nënkryetarit të bashkisë Kamëz, Policia përgënjeshtron PD

spot_img

Lajme të ngjashëm

bf3c87203b136f7abfcb99e8c6663e8d

Policia e Shtetit ka reaguar pas denoncimit të PD për vënien e tritolit në banesen e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës Vendim Demaj.

Sipas Policisë, shpërthimi ka ndodhur në pallatin e Demajt, në një banesë të marrë me qera nga shtetasi me iniciale P.Gj.

Mësohet se në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri  dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Reagimi i policisë:

Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati,  në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj,  ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri  dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Metarialet i kanë kaluar  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”

Më shumë

spot_img