Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tritol në banesë, pronarit i vranë të birin në derë një vit më parë (HISTORIA E VRASJES SË ELSI KOSIQIT DHE E HETIMEVE)

Shkruar nga Newsbomb
Viktima Elsi Kosiqi

Banesës, së cilës iu vendos sot një sasi eksplozivi i përket shtetasit Gazmir Kosiqi.

Ai është i ati i viktimës Elsi Kosiqi, i cili u ekzekutua një vit më parë në hyrjen e kësaj banese ku jetonte me gruan dhe prindërit. 32-vjeçari u qëllua për vdekje me 3 plumba pasi kishte parkuar makinën.

Një ditë më pas, uniformat blu të Dibrës vunë në pranga Mahmut Gegën, i cili akuzohet se është vrasësi i 32-vjeçarit Elsit Kosiqi. Hetuesit zbuluan mesazhet me vëllain dhe një person tjetër, ku i bënte thirrje vëllait ‘’të mos tregonte gjë për policinë’’, ndërsa personit tjetër i kërkonte që të shprehej në polici se ndodhej te tezja e tij’’ ditën e vrasjes. 3 ditë pas atentatit Mahmut Gega është lënë në burg për vrasjen e Kosiqit.

Dyshohet se të dy personat kanë patur konflikte të mëparshme, por ende deri më sot nuk është zbuluar shkaku i vërtetë i vrasjes së Kosiqit.

Ai ishte kthyer nga Maqedonia dhe ishte shpërngulur në vendlindje në Maqellarë të Dibrës së Madhe, ku kishte hapur një hotel pranë llixhave të Maqellarës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll