Tirana
few clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
0kmh
20 %
Hën
35 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
35 °
Pre
26 °
E hënë, 8 Gusht, 2022
spot_img

Tritol makinës në lëvizje, detaje nga atentati në Unazë, biznesmenit i dërguan SMS në celular: Ishte vetëm paralajmërim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mikel Harizaj dhe Serino Dume mbetën të plagosur mëngjesin e 7 janarit 2022 në Tiranë, kur mjeti me të cilin ata udhëtonin shpërtheu teksa lëvizte në Unazë.

Një sasi tritoli e montuar poshtë mjetit tip “Mazda” ka shpërthyer në afërsi të rrethrrotullimit të Selitës, duke u shkaktuar plagë të rënda shoferit Mikel Harizaj dhe mikut të tij Serino Dume. Sipas Policisë ngjarja ndodhi rreth orës 02.50 të mëngjesit.

albsig

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se për “Abc News”, shpërthimi ishte vetëm një paralajmërim për Harizajn. Hetuesit pasi kanë venë në përgjim celularët e të plagosurve, kanë zbuluar një SMS që i është dërguar 42 vjeçarit, ku i thuhej qartë se ngjarja ishte vetëm një paralajmërim.

Vetë Mikel Harizaj ka deklaruar para hetuesve se nuk kishte asnjë konflikt dhe nuk kishte dyshime se kush mund t’ia kishte vendosur tritolin nën makinë. Ai është një person me precedent penal dhe është arrestuar nga Policia në vitin 2012, pasi ka tentuar të vrasë tre persona në një lokal të Selenicës, shkruan newsbomb.al.

Kush është Mikel Harizaj

42 vjeçari që mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit të një sasie tritoli që ishte vendosur në pjesën e poshtme të mjetit me të cilin ai lëvizte, është një person me precedent penal. Ai është arrestuar nga Policia në vitin 2012 pasi ka tentuar të vrasë tre persona në një lokal të Selenicës, shkruan newsbomb.al.

Mbrëmjen e 10 prillit 2009, rreth orës 23.00 vëllezërit Mikel dhe Agim Harizaj kanë qenë në një lokal bashkë me mikun e tyre Romeo Rustemi. Teksa konsumonin pijet që kishin marrë, mes këtyre personave dhe grupi tjetër të rinjsh ka nisur një sherr verbal. Pas fjalëve kanë nisur edhe goditjet me grushta e sende të forta.

Dy vëllezërit Harizaj dhe Rustemi vendosin të largohen pas disa minutash.

Mikel Harizaj ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore dhe e ka hedhur brenda ambientit ku ndodhi sherri. Për pasojë mbetën të plagosur Ervis Alushi, Gentian Abazi dhe Edison Ademi.

Operacionalja zbarkoi në Selenicë dhe pas disa orësh arrestoi njërin nga vëllezërit Harizaj, Agim Harizaj, kurse Mikeli dhe Romeo Rustemi u larguan në këmbë nga Vlora drejt fshatrave që lidhen me Mallakastrën, shkruan newsbomb.al. Prej aty, kanë marrë një mjet tjetër dhe shkruan në Tiranë.

Romeo Rustemi u arrit të arrestohej ndërsa Mikel Harizaj qëndroi për 3 vjet në arrati, pasi fshihej te disa persona me të cilët kishte lidhje shoqërore. Në 3 qershor 2012, 42 vjeçari u lokalizua në Tiranë nga Forca Operacionale dhe u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Bitumi”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img