Hapësire reklamuese

Politikë

Tritan Shehu “zbulon” se si i fitoi PS zgjedhjet: Rama u premtoi qytetarëve se do t’i linte të kultivonin kanabis nëse votonin mazhorancën

Shkruar nga Newsbomb
Tritan Shehu “zbulon” se si i fitoi PS zgjedhjet: Rama u premtoi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka deklaruar se kryeministri Rama u ka premtuar qytetarëve se do t’i linte të kultivonin kanabis nëse ata votonin mazhorancën.

“Ka pasur premtime që u është lejuar kultivimi i drogës që të votojnë mazhorancën. Disa ditë më parë pamë një Ramë shumë ndryshe që u paraqit si një lepurush i butë, sepse mbi të rëndon pesha e deformimit të demokracisë”, tha Shehu në Ora News.

Përsa i përket zërave që kërkojnë largimin e Bashës nga Partia Demokratike, Shehu tha se kolegët e tij duhet të fokusohen te problemet që dolën nga procesi zgjedhor dhe jo te kryedemokrati.

“Unë kam një vërejtje për kolegët kritikë, pasi duhet të fokusohemi te procesi zgjedhor dhe problemet që dolën. Kështu do të dalin shkeljet e rënda të votës dhe demokracisë. Ky është elementi ku duhet të fokusohemi të gjithë. Faktet janë të shumta dhe tronditëse. Të dalim nga emocionet dhe mllefet personale që unë i konstatoj në disa kolegë që janë më të nxehur me PD-në se sa me deformimin që i bëri demokracisë ky kryeministër”, u shpreh ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.