Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Tritan Shehu tregon rastin e mjekes që jeton në Tiranë dhe punon në Gjirokastër: Rama e ka lënë me 490 mijë lekë, pa bonus qiraje dhe transporti

Shkruar nga Newsbomb
Tritan Shehu me disa mjekë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka “paralajmëruar” kryeministrin Rama që të mos vazhdojë të tallet me bluzat e bardha.

Ai tregon rastin e një mjekeje që jeton në Tiranë dhe punon në Gjirokastër, dhe paguhet vetëm me 490 mijë lekë të vjetra, pa bonus qiraje apo transporti.

Drejtuesi politik i PD në Gjirokastër thotë se Rama e ka katandisur vendin në këtë “farë derexheje” dhe shpresa e vetme për Shqipërinë është një ndryshim.

Sipas Shehut as premti i Ramës për rritje 40% të pagës nuk është zgjidhje, duke bërë krahasimin me Gjermaninë, ku bluzat e bardha marrin mijëra euro.

Shënimi i Tritan Shehut

Mos guxo te tallesh me bluzat e bardha.

Sot mjaftuan vetem 2 minuta bashkebisedim me nje mjeke te specializuar qe ish kryeministrit Edi Rama ti dalin ne shesh mashtrimet. Mjekja qe jeton ne Tirane e punon ne Gjirokaster qe meriton mirenjohje dhe respekt deklaroi se deri me 31 Janar ka mare nje rroge prej 490 mije lek te vjetra (rreth 390 euro) ne muaj pa mbeshtetje per qera apo transport. Dhe kerkeses se saj per mbeshtetje qeraje kryeministri ne ikje ju pergjigj me nje....vetem nuk e di.Sigurisht qe nuk e di nivelin ne te cilin qeveria e tij ka katandisur sistemin shendetesor , nuk i di hallet me te cilat perballen cdo dite qytetaret e ketij vendi qe qeveris prej 8 vjetesh pasi ai di vetem premtimet 3D te rrugeve ,aeroporteve,porteve etj.

Nga neser sipas ish kryeministrit mjekja do te marri te njejten shume sa koleget e saj ne Gjermani pasi paga do ti rritet me 40 %,pra maximumi 686 mije leke te vjetra ( rreth 540euro) .

- Ne Gjermani nje mjek qe del nga bankat e Univeristetit, pra jo i specializuar si mjekja ne fjale merr nje pagese bruto prej 4500 euro, dhe ne dore prej 2600 euro nese nuk ka familje pasi po te kete familje reduktohen taksat dhe shtohet deri ne 500 euro te tjera, Gjithashtu mos harrojme rritjen qe vjen cdo vit me rreth 200 euro dhe ne momentin qe je mjek i specializiar shkon rreth 5000 euro ne dore.

Pra ish kryeministri po na thote se 390 euro jane sipas tije te barazvlefshme me 2700 euro. Sigurisht jemi koshient qe pagat e Gjermanise nuk mund te arrihen por ne 25 Prill,Mjekeve,personelit shendetesor Do ti kthejme  dinjitetin e merituar dhe sherbimin e nevojshem e te merituar qytetarit.

Me poshte nje tabele e tarifave te pagave per mjek gjate specializimit sipas viteve nga i pari tek i gjashti, mjek te specializuar dhe primareve ne Gjermani.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll