Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Tritan Shehu thyen heshtjen zgjedhore për vaksinat: Të pasigurta për qytetarët, Prokuroria të ndërpresë procesin dhe të hetojë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati i PD për deputet në qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu ka bërë thirrje prokurorisë që ndërpresë procesin e vaksinimit dhe të fillojë hetimin, pasi sipas pretendimeve të tij, qytetarëve po u injektohen vaksina të skaduara që prej 4 prillit.

Në një postim në Facebook Shehu thyen heshtjen zgjedhore, ku thotë se vaksinat pretendohen se janë kineze, por ambalazhi i tyre është i shkruar në gjuhën turke dhe sipas tij janë të pacertifikuara.

Lidhur me këtë akuzë, ai bën përgjegjës qeverinë dhe personelin mjekësor që marrin pjesë tek procesi i vaksinimit.

Postimi i Tritan Shehut:

Skandal! Vaksina te pa sigurta dhe te skaduara qe me 4 prill po u injektohen aktualisht qytetareve ne tendat e Sheshit Skenderbej!

Prokuroria duhet menjehere te nderprese kete veprim te pa pergjegjshem, te rrezikshem e te filloje nje hetim te plote.

Jane vaksina “Kineze” me ambalazhe te shkruara turqisht, jo vetem te pa certifikuara nga asnje organizem nderkombetar, me efikasitet shume te ulet sipas vete kinezeve, por dhe me date skadence te tejkaluar qe me 4 Prill.

Qytetareve nuk ju tregohet ky fakt i rende edhe nga operatoret sanitare aty!

Duhej nje insistim i forte i disa prej tyre qe te shikonin ambalazhin, e me tej te refuzonin injeksionin.

Pergjegjesi e rende kjo per Qeverine, por dhe per personelin shendetesor qe e aplikon, pavaresisht urdherit qe u kane dhene.

Edhe ata duhet te kuptojne se Betimi i Hipokratit qendron mbi cdo urdher administrativ.

Shume shpejt dhe shqiptareve do tu ofrohen vetem ato vaksina e medikamente te sigurta, qe u ofrohen edhe italianeve, grekeve, gjermaneve, te gjithe BE, duke respektuar rregullat europiane per kete.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img