Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
37 %
7.2kmh
0 %
Pre
28 °
Sht
34 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
E premte, 23 Korrik, 2021

Tritan Shehu: Shqipëria ndër vendet më të rrezikuara nga COVID për muajt që vijnë, qeveria të ndërpresë imunizimin me vaksinat kineze, deri tani kemi patur 16 mijë viktima

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara nga COVID për muajt që do të vijnë.

Ai i ka bërë apel qeverisë që të ndërpresë imunizimin me vaksinat kineze, pasi ajnë jashtë standarteve europiane dhe larg efektivitetit mbrojtës.

Shehu thotë se n aka ngelur vetëm të lutemi që ditët që vijnë të mos jemi edhe më keq, pasi deri më tani sipas tij kanë humbur jetën 16 mijë qytetarë për shkak të COVID.

Postimi i plotë:

Shqiperia nder vendet me te rrezikuara nga Covid per muajt qe vijne!

Duhet realizuar presioni maximal mbi qeverine qe te nderprese vaksinat Kineze, jashte standarteve europiane dhe larg efektivitetit mbrojtes keto.

Qe Qeveria te vaksinoi popullesine vetem me ato certifikuara nga EMA, sipas indikacioneve te saj, si te gjithe europianet e tjere.

Ky eshte realiteti yne, qe nuk mund te fshihet me “barcaletat” qeverisese:

—Se ne Shqiperi nuk ka hyre varianti Delta si merite e “kufitareve” tane trima Rilindas, gje qe me kujton deklaratat e qeverise ne shkurt 2020 per Shqiperine pa Covid.

Ndersa Delta ne Greqi perben 18% te rasteve, eshte takuar ne Kosove, ne Maqedonine e Veriut…ne Shqiperi jo!

—Mbi vaksinimin e “sigurte” te shqiptareve, kur ky vaksinim jo vetem eshte edhe si numer shume nen mezataren boterore te injektimeve e ne largim nga ajo (shikoni update e fundit), por dhe kur realizohet kryesisht me ato vaksinat kineze nga Turqia si importe paralele, dhe keto nje pjese te perdorura jashte afateve te skadences.

Kjo ndodh kur dhe Palestina refuzoi te merte 1 milion doza vaksinash Pfizer, vetem sepse ishin afer skadences, ndersa ne perdorim ato te pa certifikuarat, afer ose jashte skadences.

Problemi eshte se dhe Palestina paska ligje e rregulla te sigurise e kontrollit medikamentoz…

Ndersa Pfizer refuzon te zgjase afatet e skadences se vaksinave te saj, ne Shqiperi kjo behet me “urdher nga lart”!

Tragjiko komike kjo!

Prandaj deri tashti jemi ne “maje te botes” per humbjet Covid te jeteve, shendetit e ekonomise, me reth 16 mije vdekje.

Na ka ngelur vetem te lutemi qe neser mos te jemi edhe me keq, se sa per vaksinimin apo per masat e tjera…vaj hallit!

Më shumë

spot_img
spot_img