Hapësire reklamuese

Politikë

Tritan Shehu: Pushteti i Bashës është falë Berishës, vendimin për djegien e mandateve e mori ai peronalisht

Shkruar nga Newsbomb
Tritan Shehu: Pushteti i Bashës është falë Berishës,

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha, teksa është shprehur se Basha është në krye të partisë vetëm falë Sali Berishës.

Ai tha në një intervistë për Syri Tv se Basha duhet të japë dorëheqjen sepse humbi zgjedhjet, pasi ky ëhstë nj rregull në statutin e PD-së. Sipas tij, edhe vendimi për djegien e mandateve në vitin 2019 e mori vetë personalisht Lulzim Basha.

“Basha është në krye falë nesh, pushteti i tij është falë Berishës. Basha nuk është konsistent. Kur Basha bën këto gjëra, tregon se nuk merr përgjegjësi. Nëse u kthehemi atyre që ka bërë PD, unë kam qenë përherë kundër bojkoteve. Vendimin për djegien e mandateve e mori Basha. Vendimi për djegien e mandateve u mor nga Lulzim Basha personalisht. Basha duhet të japë dorëheqjen, sepse nëse humb zgjedhjet, duhet të dorëhiqesh. Ky është rregull, që partia të rikuperojë dhe të ecë përpara.

Kjo është normë, që duhet sanksionuar në statutin tonë. Duhet vendosur në statut, që nëse kryetari nuk e shpall PD-në në zgjedhje parti fituese, duhet të japë dorëheqjen. Parti si PD që janë të rëndësishme, që synon rotacionin politik, duhet ta ketë në statut rregullin. PD duhet që të punojë fort, duhet të riorganizohet mirë, që të mund të fitojë zgjedhjet. PD ka nevojë për Kuvendin. Në Kuvend duhet të vendosen rregullat e lojës”, u shpreh Shehu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu