Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Tritan Shehu për takimin e Alibeajt me PS: Lojë e organizuar nga Rama e Balla…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka folur në lidhje me takimin e Enkelejd Alibeajt me Grupin e Partisë Socialiste.

Shehu takimin e sotëm e konsideroi lojë të orkestruar nga Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

albsig

spring

“Lista e kritereve është qesharake, është qesharake të bësh një listë kriteresh sikur po zgjedh drejtuesin e OJQ së Ramës. Kriteret janë në ligje. Lista nuk ka asnjë funksion. Për këtë punë ka kritere Kushtetuta, ka ligje të veçanta si dekriminalizimi. Taulant Balla i vuri në lojë. I tha a i keni firmat? Propozojeni.

Ndërkohë që Kushtetuta thotë çdo propozim me 20 firma kalon për votim. Taulanti është në të drejtën e vet se ka edhe gurin edhe arën. Mazhoranca nuk çon asnjë emër në raundin e dytë dhe të tretë se nuk i ka votat e nevojshme dhe nuk duan të djegin kandidatët e tyre.

Ajo që ishte sot në takim nuk ishte opozita, ishte pseudo-opozita. Ishte një deputet i thjeshtë i PD asgjë më shumë. Ata zotërinj deputetë u futën pjesë e një loje të organizuar nga Balla e Rama. Rama nuk është nga ata që kur i ka të gjitha në dorë, edhe gurin edhe arrën të kthehet në Nënë Terezë. Faji është i opozitës që më 26 prillit rendi pas karriges së kryetarit e kjo po paguhet sot nga PD. Rama do zgjedhë presidentin që do ai në raundet e fundit.

Nëse me 26 prill do kishim vërtetuar se kompozimi i Parlamentit nuk është ai i votuar nga qytetarët, do ishte si në 2001 që nëse presidenti do zgjidhej vetëm nga mazhoranca nuk do të njihej nga KE.

PD duhet të jetë serioze, të monitorojë me kujdes situatën dhe vullnetin ta shprehë me votë”, është shprehur ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img