Hapësire reklamuese

Politikë

Tritan Shehu njeh rezultatin në Gjirokastër dhe ka vetëm falenderime: Qëndruam përballë represionit, do jemi pranë jush

Shkruar nga Newsbomb
Tritan Shehu njeh rezultatin në Gjirokastër dhe ka vetëm

Ndryshe nga kolegët e tij demokratë, Tritan Shehu, i cili arriti fitojë mandatin e vetëm për PD-në në Gjirokastës, reagon për mbylljen e procesit zgjedhor në këtë qark, duke mos kontestuar rezultatin.

Megjithatë, Shehu rendit ato faktorë, si represioni, ulja e numrit të banorëve dhe blerja e votave, që sipas tij dëmtuan rezultatin e PD-së.

Shehu ka një sërë falenderimesh për ata që e mbështetën në këto zgjedhje, dhe e mbyll mesazhin e tij duke thënë “do jemi gjithmonë pranë jush”.

Mesazhi i plotë i Shehut:

Ju falenderoj të gjithëve, ishit të mrekullueshem!

Qarku i Gjirokastrës mbylli para pak të gjithë procesin zgjedhor.

Desheroj të falenderoj të gjitha strukturat e PD, banoret me vlera te vecanta te Gjirokastres, Libohoves, Dropullit, Tepelenes, Memaliajt, Kelcyres e Permetit.

Falenderime te vecanta Forumit te mrekullueshem rinor si dhe LDG te degëve tona.

Desheroj të falenderoj ata qe votuan kete here per PD, te zhgenjyer nga mbeshtetja qe dikur i kishin dhene kesaj “Rilindje”.

Te gjitha keto bene te mundur qe ne keto zgjedhje ne te rritemi si mbeshtetje ne Qark nga 24,41% ne 30,61%, ne Qytete e fshatra, si perqindje apo ne numer absolut, pavaresisht renies se ndjeshme te numrit te votuesve nga eksodi, qe po ndodh prej varferise, pa punesise, denigrimit te thelle te ketij rregjimi autokratik.

Faleminderit shume gjithashtu per mbeshtetjen e besimin qe treguat ndaj meje ne te gjithe kete fushate te denje per qytetarine, vlerat dhe emancipimin tuaj.

Pavaresisht se ne nuk arritem si opozite ketu objektivin tone jo per faj te PD, numrat e arritura nga forca jone politike jane ne lartesine e duhur, vecanerisht kjo perballe:

—Uljes se madhe te numrit te banoreve.

—Presionit e represionit mbi administraten nga rregjimi gjate te gjithe kesaj fushate e deri ne procesin e votimit, veprime keto te bazuara mbi nje strategji anti demokratike, te perpunuar e kthyer ne sistem.

—Fenomenit te gjere te blerjes se votave, apo te shkembimit te tyre me vende pune fiktive, subvencione, favore te tjera te paligjeshme etj.

—Premtimeve kriminale per lejimin e kultivimit te kanabisit.

—Mungeses se strategjive adeguate te aleateve tane per format e bashkepunimit e shoqeruar kjo me rezultatet e tyre larg pritshmerive.

Te tilla faktore jane shume, por pavaresisht nga keto ne qendruam.

Faleminderit perseri duke ju premtuar se do te jem gjithmone me ju e prane jush!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll