Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Tritan Shehu ia hedh fajin Ramës për vdekjet nga Covid: 10 mijë humbje jete shtesë nga keqmenaxhimi i pandemisë, vaksinimi si në Afrikë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet për Partinë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka akuzuar qeverinë Rama si përgjegjësen kryesore për humbjen e 10 mijë jetëve nga Covid-19

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shprehet se keqmenaxhimi i pandemisë që prej marsit 2020 i ka kushtuar vendit 10 mijë vdekje shtesë mbi mesataren, ndërsa shton se qeveria e Edi Ramës hesht përballë kësaj pandemie.

Sipas tij Shqiperia renditet ne treshen botërore te vendeve me më shumë humbje jetësh për 1 milion banorë.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Une akuzoj kete Qeveri pergjegjese per mbi 10 mije humbje jetesh deri tashti!

Prej marsit 2020 deri me sot keq menaxhimi i epidemise Covid i ka kushtuar Shqiperise 10 mije vdekje shtese mbi mezataren e viteve te meparshem sepse:

— Ne kete periudhe ne Shqiperi nuk ka ndodhur asgje e vecante pervecse epidemise, qe te justifikoje kete numer vdekjesh kaq te larte.

Ndersa Rama e Qeveria vetem heshtin perpara kesaj katastrofe.

Kjo eshte e verteta, qe askush nuk mund ta mohoje, pavaresisht trukeve fshehes, lojes me komplikacionet per te kamufkuar diagnozen baze, referimit per humbjet e jeteve vetem prane spitaleve Covid etj, elemente per te maskuar kete te vertete tragjike!

Perfundimi trondites: Shqiperia renditet ne treshen boterore te vendeve me me shume humbje jetesh per 1 milion banore.

Fatkeqesisht kjo gjendje eshte ne perkeqesim duke qene:

—Shume larg shifrave zyrtare elektorale te publikuara per epidemine, qe vecse synojne te “kendohet” fitore sic benin edhe muaj me pare, kur realitetit tashme i verifikuar ishte krejt ndryshe. Mjafton per kete te dish te lexosh oshilacionin e numrave ne Shqiperi ne nje periudhe te shkureter te fundit, apo t’i krahasosh me vendet fqinje.

—Me nje nivel vaksinimi te vendeve te Afrikes Qendrore, qofte per numrin e vaksinave, qofte dhe per standartet e pasigurise se shumices dermuese te atyre te perdorura.

Fatmiresisht 25 Prilli eshte vetem pak dite larg, ndryshe do te rrezikoheshim te kalonim 20 mije vdekje shtese.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img